29 Janar, 2018

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, fansat “e kryqëzojnë”: Turp të kesh!


Padiskutim që Kim Kardashian është një nga femrat më të komentuara në botën e showbiz-it ndërkombëtar, e si pasojë çdo “lëvizje” e saj tërheq vëmendjen.

Së fundmi, ylli televiziv po përballet me reagime të ashpra nga fansat e saj për shkak se ajo ka sjellë në trend një stil të ri flokësh. Kim një ditë më parë ka postuar një video në “Snapcha”, duke treguar stilin e ri të flokëve me gërsheta bionde, dhe tha se është inspiruar nga aktorja e njohur e viteve ’80 “Bo Derek” e cila u paraqit me këtë pamje në filmin “10”.

Më pas ajo ka vendosur ta ndajë ndryshimin edhe me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Fansat kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur indinjimin ndaj Kim Kardashian për këtë ndryshim duke e akuzuar atë se nuk ka respektuar aktoren madje kanë shkuar më tej duke thënë se po i vjedh kulturën dhe stilin e saj.

Ndërkohë që kishte persona që i thoshin “duhet të kesh turp nga vetja”, kishte edhe të tjerë që kjo pamje e Kim ju pëlqente shumë.

© Panoramaplus.al