Ylli i televizionit Kim Kardashian ka paralajmëruar reperin e famshëm Drake që të mos i kërcënojë bashkëshortin, Kanye West.

Mëngjesin e sotëm, Kanye hapi disa histori të vjetra pasi ekipi i reperit kanadez i kërkoi përdorimin e një kënge metë cilin kanë bashkëpunuar më parë.
Më pas ngjarja mori një rrjedhë tjetër. West deklaroi se kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga Drake. Ndërkohë nuk kaluan shumë çaste dhe Kim zgjodhi rrjetet sociale për t’iu drejtuar Drake.

“Mos e kërcëno kurrë bashkëshortin tim apo familjen tonë. Ai të hapi rrugët për të qenë Drake. Bashkëshorti im është njeriu më fantastik dhe më i zgjuar në botë që njoh. Ai ka thyer shumë kufij, duke nisur nga muzika, skenografia, moda dhe kultura. Ai do vazhdojë të ndryshojë botën”, shkruan Kim në postimin e saj.

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia mes dy reperëve u shkatërruar në fillim të këtij viti pasi u përfol se Drake përdori imazhin e Kim për këngën e tij “In my feelings”. Më pas Kanye e goditi duke i zbuluar sekretin se ka një djalë.
Drake ende nuk i ka kthyer përgjigje Kim-it, megjithatë lufta është deklaruar e hapur!
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
