Duket se divorci i shumë përfolur, por ende i pakonfirmuar, i Kim Kardashian dhe Kanye West do të trajtohet në episodin e ardhshëm të “Keeping Up With the Kardashians” dhe reperi thuhet se është i tronditur.
Një burim konfirmoi për Us Weekly se betejat mes tyre dhe ndarja përfundimtare e çiftit të famshëm do të jenë pjesë e sezonit të ardhshëm të emisionit shumë të suksesshëm.
Por, përkundër pakënaqësisë së bashkëshortit të saj për të diskutuar jetën e tyre private në ekran, burimi shtoi se Kim “do të vazhdojë të përqendrohet në perandorinë e saj të biznesit”.
Sipas një burimi të dytë, dyshja kaluan pjesën më të madhe të vitit 2020 duke jetuar në shtete të ndryshme.
“Kim nuk dëshiron të merret më, me sjelljen e paparashikueshme të Kanye, ajo është përpjekur ta fusë në trajtim për shëndetin e mendor dhe të gjitha përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme. Askush nuk mund t’i tregojë Kanye se çfarë të bëjë përveç Kanye,”– shtoi burimi. “Por, në të njëjtën kohë, ylli i televizionit ka vonuar zyrtarizimin e ndarjes së tyre sepse dëshiron që divorci të finalizohet.”


