1 Prill, 2019

Kim Kardashian do kandidojë për presidente në SHBA? Ja si qëndron e vërteta


Është përfolur shpesh se ylli televiziv, Kim Kardashian, mund të jetë një kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2020.

Por një gjë të tillë, Kim e ka mohuar një ditë më parë gjatë një interviste për “New York Times”. “Ajo ndoshta është puna më stresuese në botë dhe mendoj se kjo nuk bën për mua”, tha 38-vjeçarja.

Thashethemet se ajo mund të kandidonte për Presidente erdhën pasi muajt e fundit Kim është përfshirë në çështje që kanë të bëjnë me politikën, duke bërë thirrje që t’i jepet fund dënimit me vdekje.

Kardashian ka kërkuar që kësaj çështjeje t’i gjendet një zgjidhje më e mirë, por pa lënë me një anë drejtësinë, e cila duhet të jetë në plan të parë.

“Vitin e kaluar kam mësuar rreth sistemit të drejtësisë. Kam vizituar burgje, takuar të dënuar dhe kam ndihmuar njerëz që të gjejnë drejtësinë, përfshi dy raste të dënimit me vdekje. Besoj se dënimi me vdekje duhet të hiqet.  Paragjykimi racor dhe padrejtësia vazhdojnë që të ekzistojnë në  të gjithë sistemin e drejtësisë, por sidomos kur bëhet fjalë për dënimin me vdekje”, tha Kardashian gjatë intervistës për “New York Times”.

Ndërkohë kujtomë se edhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur Kanye West ka deklaruar disa herë pëlqimin e tij për të kandiduar si president.

© Panoramaplus.al