Nëse një ditë Kanye West do të kandidonte për president, atëherë do të kishte një konkurrencë të fortë, pikërisht bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.
Kim ka dhënë një intervistë për CNN, ku u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë që të kandidonte për presindente.

“Oh, nuk besoj se kjo do të jetë ndonjëherë në planet e mia,” shprehet Kardashian.
Menjëherë e ndërpreu Van Jones e cila tha: “Trump është President, edhe mund të ndodhë”.
“E di. Arsyeja përse Kanye e suporton kaq shumë është ideja se çdo gjë mund të ndodh”, u përgjigj Kimi.
Kujtojmë se Kanye West ka deklaruar disa herë pëlqimin e tij për të kandiduar si president, madje është takuar disa herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pas zgjedhjes së tij në vitin 2016.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
