Personazhi i famshëm televiziv Kim Kardashian festoi sw fundmi diplomimin e saj nga fakulteti i drejtësisë, duke i dhënë fund një përpjekjeje gjashtëvjeçare për t’u bërë avokate.

Themeluesja e “Skims” ndau gëzimin e saj me miliona ndjekës përmes një story që postoi në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë udhëtim të vështirë, por domethënës.

Familja dhe miqtë e saj organizuan një ceremoni private diplomimi për të festuar këtë ngjarje .
“Ju të gjithë keni qenë me mua në këtë udhëtim”, tha Kim Kardashian gjatë fjalimit të saj. Për këtë moment të rëndësishëm, ajo u shfaq e veshur elegante me një pulovër gri, fund lëkure, geta të zeza dhe taka të bardha.

Në një video tjetër të postuar, ajo shihet gjithashtu duke mbajtur kapelen e diplomimit.
44-vjeçarja zbuloi se interesi i saj për drejtësi lindi kur nuk u ndie mirë ndërsa shikonte një video në Twitter, pa dhënë informacione të detajuara.
Një nga mentorët e saj tha se “historia e saj mund të frymëzojë shumë njerëz”.
“Gjashtë vjet më parë, Kim Kardashian hyri në këtë program me asgjë tjetër përveç një dëshire të palëkundur për të luftuar për drejtësi” u shpreh ai.
Sipas tij, Kim Kardashian i kushtoi 18 orë në javë, për 48 javë në vit, për gjashtë vjet rresht : “Kjo do të thotë 5,184 orë studime ligjore. Orë që ajo i kaloi duke rritur katër fëmijë, duke drejtuar biznese, duke xhiruar shfaqje televizive dhe duke u paraqitur në gjykatë për të mbrojtur të tjerët.”
Në një fotografi nga vakti që pasoi ceremoninë, u zbulua se letrat me shënimet e saj ligjore ishin shndërruar në letra për vendosje në tavolinë, duke i dhënë një karakter simbolik ngjarjes.
Sipas informacioneve nga Us Weekly, ceremonia e diplomimit ishte një surprizë për Kim Kardashian, e cila ishte informuar se ishte një drekë e thjeshtë familjare.
“ Të gjithë ishin të emocionuar dhe krenarë për të dhe donin ta surprizonin për të festuar këtë arritje”, tha një person i afërt me të ndërsa shtoi:
“Mentorët e saj përgatitën një surprizë për të dhe ajo nuk e kishte idenë se ata do të merrnin pjesë.”
Siç raporton burimi, Kim Kardashian e ka kaluar tashmë Provimin e Përgjegjësisë Profesionale Shumështetërore (MPRE) dhe tani është gati të japë provimet përfundimtare për Provimin e Avokatisë së Kalifornisë, i cili do t’i lejojë asaj të ushtrojë profesionin e avokates në Kaliforni.
Ajo kishte njoftuar publikisht fillimin e karrierës së saj ligjore në vitin 2019, ndërsa nuk ngurroi të ndante vështirësitë me të cilat u përball, pasi dështoi tri herë në të ashtuquajturin “baby bar” përpara se ta kalonte përfundimisht në vitin 2021. Në një intervistë me Vogue Hong Kong në vitin 2022, ajo kishte shprehur dëshirën e saj që një ditë të hapte një “firmë avokatie të suksesshme”.
© Panoramaplus.al
