6 Janar, 2021

Kim Kardashian dhe Kanye West përfundimisht drejt divorcit! Ja ç’ka bërë 40-vjeçarja


Kim Kardashian dhe Kanye West mund të dicorcohen shumë shpejt!

kim kardashian (1)

Sipas “Page Six”, një burim ka treguar se divorci për çiftin e famshëm është i pashmangshëm, kështu që Kim ka punësuar eksperten Laura Wasser për procedurat.

Ata nuk kanë më asgjë me njëri-tjetrin. Kim ka punësuar Laura Wasser dhe bisedimet janë duke u zhvilluar për të zgjidhur çështjen”,- është shprehur burimi.

kim kardashian (5)

Çifti i festoi Krishtlindjet në vila të ndryshme. Po ashtu, 40-vjeçarja nuk kishte në gisht unazën e martesës, ndërsa 43-vjeçari qëndroi në fermën e tij luksoze në Wyoming, duke fajësuar familjen Kardashian për festimet ekstravagante.

kim kardashian (4)

Kim e detyroi Kanye të shkonte në Wyoming në mënyrë që ata ti zgjidhnin gjërat në heshtje. Marrëdhënia e tyre ka mbaruar”- shtoi burimi.

Ka qenë një vit i trazuar për çiftin, të cilët kanë bashkë katër fëmijë.

kim kardashian (2)

Pas shumë deklaratave të pahijshme të bëra nga reperi në muajin korrik të vitit të kaluar, si dhe pas kandidimit të tij si president, Kim kishte shfaqur pakënaqësinë dhe dëshirën për t’i dhënë fund gjërave.

kim kardashian (3)

Marrëdhënia e tyre u trondit kur West, i cili ka qenë shumë i hapur në lidhje me luftën e tij me çrregullimin bipolar, vuri në shënjestër gruan e tij dhe vjehrrën, Kris Jenner.

Artisti pretendonte se ato u përpoqën ta mbyllnin në një spital!

© Panoramaplus.al