29 Prill, 2022

Kim Kardashian dëshmoi në gjyqin ndaj Blac Chyna, Pete Davidson bën gjestin e ëmbël për të


Pete Davidson u pa në gjykatë të enjten duke mbështetur të dashurën Kim Kardashian gjatë gjyqit me Blac Chyna e cila akuzon për shpifje atë dhe familjen e saj.

Një burim konfirmoi për ‘Page Six’ se ylli i “Saturday Night Live” ishte i pranishëm në gjykatë dhe se çifti u puth në korridor përpara se të kalonin në një dhomë të sigurt së bashku.

Gjatë procedurave të së enjtes, një gjykatës e mohoi kërkesën e Chyna-s për të ridhënë dëshminë, duke thënë se kishte kohë të mjaftueshme gjatë dëshmisë së saj 11-orëshe për të ngritur ndonjë çështje apo shqetësim.

Avokatja e Chyna-s, Lynne Ciani, akuzoi familjen e famshme se ka mashtruar anëtarët e jurisë me detajet e tyre të supozuara të një sherri të dhjetorit 2016 midis vëllait të Kim, Rob Kardashian dhe Chyna. Chyna paditi Kim, Kris Jenner, Khloé Kardashian dhe Kylie Jenner për 100 milionë dollarë, duke pretenduar se përdorën fuqinë dhe ndikimin e tyre për të anuluar serialin e saj televiziv “Rob & Chyna”. Nga ana tjetër familja Kardashian-Jenner e akuzon atë se ka kërcënuar Robertin dhe Kyline me vdekje.

Pete dhe Kim filluan të takoheshin në fund të tetorit, pasi u njohën me njëri-tjetrin gjatë pjesëmarrjes së parë të yllit të KUWTK në Saturday Night Live në të njëjtin muaj. Që atëherë, Kim konfirmoi romancën e saj me komedianin dhe madje i bëri gjërat ‘zyrtare në Instagram’ duke postuar një fotot muajin e kaluar.

 

© Panoramaplus.al