23 Dhjetor, 2020

Kim Kardashian bëhet ‘babagjyshi’ i fansave të saj! Vendos t’u dhurojë 500,000 dollarë për festat e fundvitit


Kim Kardashian ka vendosur të dhurojë 500,000 dollarë fansave të saj, pas një viti të vështirë.

kim kardashian (1)

Ajo është shprehur se 2020-ta nuk ka qenë e lehtë për askënd, prandaj ka menduar që t’u vijë në ndihmë njerëzve që kanë nevojë, si dhe ka zgjedhur këtë mënyrë për të transmetuar më shumë dashuri.

kim kardashian (3)

Sipas “Mirror”, këtë lajm 40-vjeçarja e ka ndarë vetë me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku shkruante:

Hej njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre, apo për vendosjen e një dhuratë poshtë pemës për fëmijët.

Unë dua të përhap dashurinë duke dërguar 500 dollarë tek 1000 njerëz. Është koha më e bukur e vitit. E di që viti 2020 ka qenë vërtet i vështirë dhe njerëzit po luftojnë, të shqetësuar për mënyrën se si do të paguajnë qiranë, si do të vendosin ushqim në tryezë ose një dhuratë nën pemë për fëmijët e tyre”.

kim kardashian (2)

Menjëherë pas këtij postimi, disa fansa të saj reaguan shumë të lumtur, duke u shprehur se kjo është vërtetë një ndihmë e madhe për ta.

kim kardashian (4)

Kjo do të ishte një bekim i vërtetë, sepse unë jam shtatzënë me fëmijën tim të parë”, i ka komentuar dikush asaj.

kim kardashian kanye west

Kim është nënë e katër fëmijëve, North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 2 vjeç dhe Psalm, një vjeç.

kim-kardashian3

© Panoramaplus.al