13 Maj, 2024

“Kiarën e kam uruar për vajzën, Luizit nuk do ti flas më kurrë”/ Efi Dhedhes flet “padorashka”: Nuk mora pjesë në “DWTS” sepse Olta…


Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “E Diell”, ajo ka treguar më shumë për marrëdhënien që ka me disa nga ish-konkurrentët e reality show.  

Efi tha se e ka uruar Kiarën për ardhjen në jetë të vajzës së saj Luna Mari Ejlli, megjithëse nuk i ka bërë një dhuratë.

“Po patjetër, nuk na lënë fansat mos ta bëjmë publikisht. Nuk i kam blerë dhuratë”- tha ajo.

Përsa i përket pyetjes së moderatores se cili është personi që nuk do ti flasë më kurrë, Efi tha: “Luizit, se nuk dua”.

Nga ana tjetër ish-banorja e “BBV” tregoi se Olta Gixhari ishte arsyeja që ajo nuk u bë pjesë e konkursit të kërcimit “Dancing With The Stars”, pasi Efi e mori vesh që aktorja ishte pjesë e jurisë.

Mora vesh disa emra që do ishin pjesë në njëfarë mënyre, isha shumë e ngarkuar pas ‘Big-ut’ për të përballur sërish debate ose disa situata të sikletsshme aty. Ishte Olta, nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk kisha nerva për atë periudhë”- tregoi Efi.

© Panoramaplus.al