31 Gusht, 2024

Kiara Tito poston fotot e ëmbla me Luna Mari! Ja sa muajshe bën sot vogëlushja Ejlli


Çifti i famshëm Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së fundmi janë bërë prindër të një vajze të quajtur Luna Mari.

E vogla e tyre mbush sot plot 4 muaj që nga dita që ka ardhur në jetë. Moderatorja e njohur është kujdesur deri në detaje për ti bërë ca foto të bukura të voglës së saj në këtë ditë të veçantë.

Në imazh Luna shfaqet e veshur si një fjongo dhe krahë saj duket torta e cila tregon se vogëlushja Ejlli u bë 4 muajshe.

Kujtojmë që dyshja e famshme filliuan një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip. Ata e kurorëzuan lidjen e tyre në martesë në finale e atij edicioni ku Luizi u shpall edhe fitues.

Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, shpesh postojnë video dhe foto nga përditshmëria e tyre.

Ndonëse Kiara pas lindjes nuk është parë në ekran, Luizi vetë ka pasur një verë mjaft të ngarkuar me koncerte jashtë dhe brenda Shqipërisë.

© Panoramaplus.al