Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është përballur sot me një humbje të madhe. Gjyshja e saj, Maria është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të thellë për të dhe familjen.

Lajmin e ka ndarë vetë Kiara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përmes një postimi emocional. Ajo ka publikuar një InstaStory ku shkruan dukshëm e trishtuar:
“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe.”
Megjithatë moderatorja nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë e solli humbjen e gjyshes së saj.
© Panoramaplus.al
