11 Dhjetor, 2023

Kiara poston foton me barkun e rrumbullakët, por vëmendjen e merr komenti epik i Luizit: Nuk e mora vesh kurrë…


Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka postuar në InstaStory një foto nga “Fun Club”, ku ka zbuluar “look-un” e saj edhe për këtë puntatë.

Me barkun e rrumbullakosur dhe me një fustan të gjatë në ngjyrë kafe, moderatorja dukej e mrekullueshme, ndërsa mes shumë komenteve pozitive që ajo mori, në sytë e publikut ra ai i bashkëshorti i saj Luiz Ejlli.

“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, ka komentuar këngëtari, i cili njihet për natyrën e tij qesharake.

Së fundmi çifti kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa do të sjellin në jetë një vajzë.

kiara tito luiz ejlli1

Pasi zbuluan gjininë e të voglës së tyre, Luizi dhe Kiara vazhdimisht kanë zhvilluar biseda virtuale me ndjekësit e tyre në Instagram, ku iu kanë kërkuar atyre një ndihmë për të zgjedhur emrin e duhur për bebin e tyre, megjithëse deri më tani akoma nuk kanë përzgjedhur një emër për të voglën.

© Panoramaplus.al