Moderatorja Kiara Tito është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë të voglën e saj.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto me barkun e rrumbullakët, ku ka treguar se është 24 javëshe shtatzënë.
Mirëpo ajo që mori vemendjen e fansave ishte komenti epik i bashkëshortit të moderatores, Luiz Ejlli i cili si gjithomën ka diçka për të thënë kur bëhet fjalë për Kiarën.
“Ehhh… kur më thoje mua ‘o Luiz ke vënë bark’…”, – ka shkruar këngëtari shkodran.

Së shpejti çifti i cili u njohën, dashuruan dhe u martuan në “Big Brother VIP” së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa akoma nuk kanë zbuluar emrin që kanë zgjedhur për të pagëzuar vajzën e tyre.
© Panoramaplus.al
