24 Nëntor, 2023

Kiara dhe Luizi do bëhen prindër, a i uroi Olta Gixhari për lajmin e ëmbël? Veprimi i aktores zbulon çdo gjë rreth marrëdhënies me çiftin


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë.

Çifti së shpejti do të sjellin në jetë një vajzë, duke kurorëzuar me një fëmijë historinë e tyre të dashurisë në “Big Brother Vip”.

luiz ejlli kiara tito3

Kanë qenë vetë dyshja të cilët e kanë konfimuar lajmin e ëmbël me këngën e Luizit të titulluar “Frymë”, ku ndanë më ndjekësit momentin që ata e morën vesh lajmin e bukur.

Shumë personazhe të njohura të showbizit shqiptar i uruan Luizin dhe Kiarën për të voglën e tyre, ndërsa ajo se çfarë ra në sytë e publikut ishte mungesa e një urimi nga ana e Olta Gixharit.

Me këtë veprim aktorja iu ka dhënë fund aludimeve mbi marrëdhënien e saj me këngëtarin shkodran, megjithëse nuk është pranuar nga ana e tyre, prej kohësh është vënë re një ftohje mes tyre.

As filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, ku dyshja janë protagonistët kryesorë nuk i bëri ata që të harrojnë hatërmbetjet e të kaluarës në “BBV” të cilët ishin “armiq të betuar” në lojë.

luizi olta

Ndryshe nga Efi Dhedhes, Olta ka vendosur që të mos i urojë çiftin për frytin e tyre të dashurisë.

Kiara Luizzz

Edhe gjatë xhirmeve të filmit shpesh herë aktorja ka treguar se marrëdhënia e tyre është ndjerë edhe tek kasti, teksa gjatë provave nuk kanë munguar as debatet mes njëri-tjetrit.

“Raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime. U reflektua një tension që kishim me njëri tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj…. kështu ka qenë”– ka treguar Olta.

© Panoramaplus.al