4 Mars, 2021

Khloe Kardashian publikon foto topless, por fansat e kritikojnë ashpër sepse fytyra e saj…


Khloe Kardashian ka publikuar disa imazhe të reja në rrjete sociale, por fytyra e saj i ka bërë sërish fansat të mendojnë se i është nënshtruar ndërhyrjeve të tjera estetike.

khloe kardashian (65)

36-vjeçarja shihet duke pozuar topless në pjesën e sipërme teksa reklamon linjën e saj të veshjeve “Good American”, por fytyra e saj duket krejtësisht ndryshe, raporton “Mirror”.

Ajo mban veshur vetëm një palë xhinse dhe flokët i ka lënë të lëshuara.

khloe kardashian (5)

Këto pamje vijnë vetëm një javë pasi Khloe kishte publikuar në llogarinë e saj në Twitter disa foto për të cilat ishte shprehur se nuk kishte përdorur filtra dhe as i ishte nënshtruar ndërhyrjeve estetike.

khloe kardashian (4)

Megjithatë, fansat e kanë akuzuar atë për “dështim photoshop-i”.

khloe kardashian (3)

Sa herë që hap Instagramin, Khloe Kardashian duket gjithnjë ndryshe”, shkroi një ndjekës.

khloe kardashian (1)

Javën e kaluar, Khloe tha gjithashtu se dukej ndryshe për shkak të përdorimit të një lenteje specifike, e cila i nxirrte këmbët dhe gishtat e duarve të shtrembëruar.

© Panoramaplus.al