1 Korrik, 2025

Khloe Kardashian nuk fshihet më, rrëfen hapur ndërhyrjet plastike: Ja çfarë kam bërë në të vërtetë


Khloe Kardashian ka vendosur t’i japë fund spekulimeve për ndërhyrjet estetike duke treguar publikisht çdo gjë që ka bërë ndër vite.

Gjithçka nisi pasi mjeku estetik Dr. Jonny Betteridge publikoi një video në Instagram, ku analizonte pamjen e Khloe-s në vite. Ai sugjeroi se ylli i “Keeping Up with the Kardashians” mund t’i ishte nënshtruar një sërë operacionesh si: ngritje fytyre dhe qafe, implant në mjekër, rinoplastikë, blefaroplastikë të sipërme dhe ngritje të përkohshme të vetullave.

Por Khloe nuk e la pa përgjigje. Me një ton të sinqertë dhe sportiv, ajo komentoi poshtë postimit:

“E marr këtë si një kompliment të madh.”

Më pas, ajo ndau publikisht listën e saktë të ndërhyrjeve që ka bërë:

Një operacion në hundë

Lazer për heqjen e qimeve, përfshirë vijën e flokëve

Botoks

Ndërhyrje në faqe, pas heqjes së një tumori

Lazer me valë të buta për shtrëngimin e lëkurës

Mbushës në të kaluarën, të cilët nuk i ka përdorur më kohët e fundit

Khloe shtoi se fotot e krahasuara në video ishin bërë rreth 15 vite larg nga njëra-tjetra, duke nënkuptuar edhe ndikimin e kohës, stilit dhe kujdesit ndaj vetes në ndryshimet e saj.

Në fund të deklaratës, ajo e la derën hapur për procedura të tjera në të ardhmen:

“Në vitin 2025 ka shumë gjëra që mund të bëjmë para operacionit, por kur të vijë koha, dhe nëse zgjedh ta bëj, njoh disa mjekë të shkëlqyer.”

© Panoramaplus.al