18 Korrik, 2025

Khloé Kardashian e ka lënë pas epokën e fotoshopit, ylli televiziv rrëfehet pa doreza: Dukesha si karikaturë, u desh kohë ta pranoja


Khloé Kardashian ka lënë pas periudhën kur përdorte shumë fotoshop për fotot e saj, siç ka pranuar vetë ajo.

Në episodin e fundit të podkastit të saj “Khloé in Wonderland,”  ylli televiziv 41-vjeçar foli hapur për marrëdhënien që ka me pamjen e saj dhe për nevojën që dikur kishte për të ndryshuar çdo foto para se ta postonte në rrjetet sociale.

“Nuk e bëj më këtë gjë. Por kishte një periudhë kur e bëja. Ishte një periudhë ku njerëzit më bënin të ndihesha se duhet ta bëja. Mendoj se atëherë shumë njerëz e bënin këtë, ose të paktën më shumë se sa sot,” tha Khloé.

Ajo u përgjigj edhe ndaj thashethemeve që thonë se i redakton shumë fotot. “Ishte një kohë kur të gjithë përdornim filtra dhe nuk mund të shihnim veten pa to. Sigurisht, ka ditë kur ndjej se më duhet një filtër. Nuk ndihem mirë me veten në foto,” shtoi Khloé.

Ajo pranoi se nuk e sheh veten shumë mirë në foto. “Marr shumë foto, ndonjëherë deri në 500, për të zgjedhur një që më pëlqen. Dhe kjo është normale. Por dikur përdorja shumë photoshop,” u shpreh Khloe.

Teksa foli për fotot e vjetra, Khloé tha me ironi: “Duken si karikatura. Është e trishtueshme që dikur mendoja se ato foto tregonin versionin e vërtetë të vetes. Më bën të ndihem keq që mendoja se duhej të dukesha kështu. Ishte edhe pjesë e mënyrës si njerëzit përreth meje redaktonin fotot e mia. Kur paparacët më fotografonin, unë thosha: Nuk dukem ashtu, dukem vetëm si në ato foto të modifikuara. Më duhej ta ndryshoja mendjen dhe të thosha: Duhet të ndaloj me filtrat. Nuk është e vërtetë. Nuk dukesh ashtu.’ Ishte një periudhë e çuditshme,” perfundoi ajo.

© Panoramaplus.al