17 Dhjetor, 2020

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson nuk lënë më vend për dyshime! Çifti i famshëm rikthehen bashkë, pasi u fotografuan duke…


Tristan Thomson dhe Khloe Kardashian raportohet se kanë shijuar një darkë romantike në një hotel, ku kanë qëndruar për më shumë se një orë.

khloe kardashian tristan thompson

Tristan u zhvendos disa javë më parë në Boston për shkak të një kontrate pune. Khloe, e cila vendosi të mos i shkonte nga pas, duket se nuk ka rezistuar dot për shumë gjatë, raporton “E!News”.

Khloe kardashian (1)

Thuhet se çifti kishte rezervuar edhe një dhomë më vete, për ta shijuar darkën në intimitet të plotë.

khloe kardashian (9)

Njerëz të afërt të tyre kanë treguar se Tristan po bën gjithçka për romancën e tyre dhe këtë gjë Khloe e vlerëson shumë.

khloe kardashian tristan thompson (2)

“Ai ka punuar shumë për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Ata tashmë janë më pranë njëri-tjetrit”,- u shpreh njëri prej tyre.

khloe kardashian tristan thompson (1)

Dyshja e famshme ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë romancës së tyre.

Kjo për shkak se gjatë kohës që ylli i “Keeping Up With The Kardashian” ishte shtatzënë me vajzën e tyre, Thompson e tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës së saj.

Khloe kardashian (2)

Për këtë arsye, Khloe-s iu desh shumë kohë për t’ia falur gabimet.

khloe kardashian (2)

Një faktor që ka luajtur një rol të madh në rikthimin e tyre bashkë ka qenë pikërisht vogëlushja, True, e cila tashmë është 2 vjeç.

© Panoramaplus.al