Bora Zemani shfaqet në ekran çdo ditë teksa moderon “Përputhen”, prandaj edhe look-u që zgjedh nga njëra puntatë në tjetrën, është i ndryshëm dhe i kuruar deri në detaje.

Ditën e djeshme, Bora kishte zgjedhur të vishej thjeshtë, duke përdorur vetëm ngjyrat bardh e zi, ndërkohë që flokët i kishte drejtuar dhe i kishte lënë të lëshuar.

Megjithatë, disa ndjekës janë shumë detajistë dhe arrijnë të vënë re disa gjëra që ne mund të na kenë shpëtuar.

“Sa detajistë jemi ne si njerëz. Ja për shembull, këto këpucët i ke veshur 3 herë, si qëndron e vërteta?”- ishte komenti që ndjekësja i bëri.

Ndërkohë, Bora iu përgjigj me shumë sinqeritet: “Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që i vesh vetëm një herë këpucët dhe i hedh”.


