Tenistja e njohur Serena Williams është bërë nënë para pak javësh. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj të vogël. Ndoshta tani e ka kuptuar se çdo të thotë të jesh nënë dhe në këtë kohë që po pushon dhe po shijon mëmësinë, ajo ka shkruar një ese dedikuar nënës se saj. “Ne nuk dukemi të gjithë njësoj”!

Eseja vjen e shkruar si më poshtë dhe është emocionuese teksa Serena kujton të gjitha sfidat e jetës së saj dhe të gjitha sfidat që çdo njeri në fakt i kalon, edhe pse në forma dhe përmbajtje të ndryshme. Lexoni mes rreshtash Serenën dhe do ta ndjeni emocionin e fjalëve të saj.

“Po shikoja vajzën time (oh Zot, unë kam një vajzë), ajo ka këmbët dhe duart si unë. Ekzaktësisht si unë: të forta, muskulare, të fuqishme, sensuale. Nuk e di si do të reagoja nëse ajo do t’i duhet të kalojë pikërisht atë që kam kaluar unë që në moshën 15-vjeçare deri në ditët e sotme. Unë jam quajtur “burrë” sepse dukesha jashtëzakonisht shumë e fortë. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë (Jo nuk kam dashur asnjëherë të bëjë gjëra të gabuara).

Është thënë që unë nuk duhet të jem pjesë në tenisin për femra, por për meshkujsh- sepse unë dukem më shumë si mashkull dhe jo femër. Unë kam lindur me këtë trup të jashtëzakonshëm dhe jam krenare për këtë. Faleminderit mami! Unë nuk e di se si disa gazetarë, njerëz që nuk e kuptonin fuqinë e një gruaje të zezë. Ne nuk dukemi asnjë njësoj. Të gjata të shkurta, muskuloze: të gjitha jemi gra dhe jemi krenare për këtë. Shpresoj që t’i mësoj vajzës sime të njëjtën gjë. Më premto mami që do të më ndihmosh për këtë gjë. Nuk jam e sigurt nëse do të jem aq e fortë sa ti. Shpresoj që të jem si ti një ditë. Të dua e dashur”, shkruan Serena.
© Panoramaplus.al
