Ata janë pjesë e industrisë më të rëndësishme dhe më të ndjekur në botë, siç është Hollywood-i. Secili me suksese të veçanta dhe kontribute personale apo edhe më gjerë , ata i kanë dhënë famë emrit të tyre nëpërmjet interpretimeve apo performancave spektakolare në film , art apo muzikë.

Megjithatë , ajo nuk është vetëm një botë e bukur, por edhe ‘e egër’ me konkurrencë, inate dhe xhelozi që ka bërë që shumë nga personazhet e asaj bote të magjishme të jenë në konflikte dhe grindje me njëri-tjetrin. Më poshtë po ju rendisim disa nga ‘zënkat’ më të mëdha mes të famshmëve:
JENNIFER LOPEZ – MARIAH CAREY
E tëra filloi në fillim të viteve 2000, kur Carey iu kishte thënë paparacëve se nuk e dinte kush ishte J. Lo. Ajo e kishte përsëritur të njëjtën gjë edhe gjatë paraqitjes ‘live’ në “Watch What Happens Live” në vitin 2016. Përkundër kësaj, Lopez ka deklaruar se nuk e urren Carey-n. “Do të doja të takohesha me të dhe të bëheshim shoqe. Mendoj se ajo është shumë e talentuar dhe gjithmonë kam qenë fans i saj”, kishte deklaruar ajo në vitin 2015.

CHLOE GRACE MORETZ – KIM KARDASHIAN
Moretz mbajti anën e Bette Midlerit në grindjen e saj me Kim Kardashianin në mars të vitit 2016, pasi këngëtarja e kritikoi Kimin për shkak të publikimit të selfieve nudo në mediat sociale. Moretz kishte thënë se Kim dhe të gjitha femrat e famshme duhet t’i vetëdijesojnë femrat se ato kanë për të dhënë edhe shumëçka tjetër, përpos trupit të tyre.

TAYLOR SWIFT – NICKI MINAJ
Këngëtarja dhe reperja u grindën keq në korrik të vitit 2015, pasi që MTV kishte publikuar të emëruarit për videon e vitit. Nicki Minaj – kënga e së cilës, “Anaconda”, nuk ishte nominuar, kishte thënë se ky eveniment iu jepte përparësi femrave me trup të thatë. Taylor Swift me mizën pas veshit, ishte e bindur se Minaj i ishte referuar asaj. Ajo iu përgjigj Minajit me miqësi. Pas pak kohë, ato u pajtuan.

GWYNETH PALTROW – MARTHA STEWART
Grindja filloi kur Stewart kritikoi aktoren Paltrow në ueb-sajtin “Goop”. “Ajo me të vërtetë dëshiron që të jetë pjesë e biznesit të stilit jetësor. Ajo dëshiron që të jetë arbitër në këtë fushë. Por, mos të harrojmë se unë e kam filluar këtë kategori të stilit jetësor”, kishte deklaruar ajo në një intervistë, në vitin 2013. Në përgjigjen e saj, Paltrow publikoi recetën “torta e burgut “, duke iu referuar dënimit të Stewartit me pesë muaj burg në vitin 2004 për mashtrim.

DWAYNE JOHNSON – VIN DIESEL
Në gusht të vitit 2016, The Rock (Johnson) foli rreth një kolegu jo aq profesional nga filmi “Fast and Furious 8”, për të cilin thuhej se ishte Diesel. “Nuk ma merr mendja që njerëzit e dinë se sa të afërm jemi ne, në një mënyrë tw çuditshme “, do të thoshte Diesel më pas, në prill të vitit 2017. “Mendoj se disa gjëra janë zmadhuar tej mase. Nuk besoj se ky ishte qëllimi i Johnsonit”.

KHLOE KARDASHIAN – AMBER ROSE
Pasi që Amber Rose kishte ofenduar Kylie Jennerin në një emision të radios, në shkurt të vitit 2015, Khloé Kardashian doli në ‘Twitter’ për ta kritikuar Rosen pse dikur ishte striptiste. Natyrisht, Rose reagoi, duke thënë se, nëse ajo është ku***, por ku*** është edhe motra e Khloes, Kim Kardashian.

© Panoramaplus.al

