1 Maj, 2020

“Këtë Ramazan do lutem nga shtëpia”- Videomesazhi i personazheve të famshëm për besimtarët myslimanë: Ti mund të shpëtosh jetë



Muaji i Ramazanit i ka gjetur besimtarët myslimanë në një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit.

ilda bejleri lorik cana

Për shkak të urdhërit për mbajtjen e distancës sociale dhe izolimit në shtëpi për të parandaluar, besimtarët po luten në shtëpitë e tyre dhe jo në xhami, siç kanë bërë vitet e kaluara.

Në një video disa presonashe të njohur shqiptarë kanë shpërndarë mesazh për të qëndruar në shtëpi për të mbrojtur mjekët, veten dhe të afërmit e tyre.

Mes tyre ishin Lorik Cana, Isida Mollaymeri, Ilda Bejleri të cilët bënë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes.

Video është shpërndarë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Twitter ku shkruan: “Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi ? , pranë familjes tonë?‍?‍?‍? sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. ? Këtë bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh! Vetëm duke u falur e lutur ? në shtëpi mbrojmë jetën!”

© Panoramaplus.al