25 Dhjetor, 2019

“Këtë engjëll na e mori Zoti”, Vesa Luma merr lajmin e trishtë: Si të festoj…


Vesa Luma mori një mesazh shumë prekës për festën e Krishtlindjeve.

 

Në mesazh shkruhej se fansja e saj dhe e bashkëshortit Big Basta ishte mes viktimave të 26 nëntorit.

“Këtë engjëll na e mori Zoti nga tërmeti, vetëm të shihje lumturinë e saj kur më tregonte fotot që kishte bërë me ju.”

Në mesazh ishte foto e vajzës që humbi jetën në tërmetin tragjik dhe e çiftit të këngëtarëve së bashku me djalin e tyre.

Kjo foto dhe këto fjalë e kanë prekur shumë këngëtaren.

“Si të festoj sot, ky mesazh më preku shpirtin,”- shkroi Vesa.

 

 

© Panoramaplus.al