1 Qershor, 2020

“Këtë 1 qershor ia kushtoj fëmijëve të përdhunuar”- Moderatorja shqiptare jep mesazhin e fortë: Dënim maksimal për pedofilët


Shqipëria është tronditur nga disa raste pedofilie kohët e fundit. Ndaj, moderatorja shqiptare Fatma Haxhialiu ia kushtoi 1 qershorin fëmijëve që kanë rënë viktima të përdhunimit.

Në një postim në Instagram, ajo shprehet se këta fëmijë janë vrarë disa herë, nga dhunuesi, familja, shoqëria, shteti dhe ligji.

Fatma ka shprehur vetëm një dëshirë për 1 qershorin, që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të kërkojnë nga shteti dënim maksimal për pedofilët.

Postimi i plotë:

Kete 1-Qershor dua t’ja kushtoj femijerise se vjedhur…

Te gjithe femijeve, viktima te perdhunimit.

Te gjithe femijeve, qe i kemi vrare dy a mos me shume here, njehere dhunuesi, nje here tjeter familja e shurdhet dhe e verber, ose indiferente, njehere ne si shoqeri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI!

A e dini se pedofilia ne kete vend denohet VTEM ME 4 VITE BURG?!!!!!!

Gezuar 1- Qershorin edhe pse femijerine jua vodhen pabesisht, edhe pse nuk keni arsye per te festuar, edhe pse u desh te rriteshit para kohe e te perballeshit me turpe e faje qe nuk i bete kurre…

Gezuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni cdo dite, vazhdoni te keni frike prej tij dhe kujtdo tjeter, gezuar edhe pse ju kemi zhgenjyer dhe lene vetem, gezuar te dashur femije, gezuar 1-Qershorin tuaj PA FESTE!

Kete 1-Qershor kam vetem nje deshire, te behemi bashke dhe te kerkojme nga shteti DENIM MAKSIMAL PER PEDOFILET!!!!!

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al