Të kesh famë dhe para nuk çon domosdoshmërisht në të qenit lakmitar siç jemi mësuar të mendojmë. Shumë personazhe të famshëm janë përfshirë në të vërtetë në bamirësi të mëdha dhe jo vetëm që ofrojnë mbështetje financiare për ata që kanë nevojë, por janë gjithashtu shumë të dhënë pas kauzave.

Keanu Reeves
Keanu Reeves njihet si një nga personazhet të cilët kushdo që e ka takuar kanë thënë vetëm fjalë të mira për të. Kohët e fundit, u zbuluar se aktori kishte dhuruar 70% të fitimeve të tij nga “Ringjallja e Matrix” për kërkimin e kancerit. Për më tepër, në vitin 2009, aktori tha se ka themeluar një fondacion privat që ndihmon në financimin e kërkimit të kancerit, por nuk i pëlqen t’i bashkangjisë emrin e tij.
Jaden Smith

Jaden Smith u bë një aktivist mjedisor në moshën 11-vjeçare. Ai tani është 23 vjeç dhe themeloi kompaninë e ujit, Just Water, e cila përdor pako me bazë bimore në mënyrë që të mos shkaktojë ndotje të panevojshme plastike. Ai instaloi edhe sisteme filtrimi uji në lagjet me të ardhura të ulëta.
Angelina Jolie
Shumë njerëz e dinë se Angelina Jolie nuk është vetëm e talentuar dhe e bukur, por është edhe humanitare. Ajo ka bërë shumë për ta bërë botën një vend më të mire. Së fundmi, ajo është përfshirë në një projekt që synon të krijojë më shumë mundësi për gratë që të jenë bletarë. Kjo fushatë ndihmon për të shpëtuar bletët dhe për të krijuar më shumë vende pune për punonjëset femra.
Alicia Keys
Në vitin 2003, Alicia Keys bashkë themeloi një organizatë të quajtur “Keep a Child Alive” , e cila ndihmon në ofrimin e trajtimit për fëmijët e prekur nga HIV dhe AIDS. Faqja e internetit e organizatës thotë se qëllimi i saj është të ndihmojë njerëzit të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të jetojnë jetë të gjatë.
Elton John
E themeluar nga vetë këngëtari, Fondacioni “Elton John AIDS” ka për mision t’i japë fund krizës së SIDA-s deri në vitin 2030, në mënyrë që të mos vdesin më njerëz nga kjo sëmundje. Fondacioni u krijua në vitin 1992 dhe që atëherë është bërë një nga organizatat kryesore që lufton për parandalimin e SIDA-s.
Viola Davis
Viola Davis po lufton për të parandaluar urinë e fëmijëve duke u përfshirë në 2 organizata kryesore: ‘Hunger Is’ dhe ‘No Kid Hungry’. Ajo ka një histori personale të lidhur me këtë problem, pasi “ende kujton” se vuajtja nga uria e fëmijëve ka shumë stigma rreth saj dhe sjell shumë turp. Aktorja tha se të mos dish se kur do të vijë vakti i radhës është një gjë e frikshme, ndaj nuk dëshiron që të kalojnë më familje këtë ndjenjë.
Dolly Parton
Në vitin 1988, Dolly Parton themeloi Fondacionin ‘Dollywood’, një organizatë që ka për qëllim të motivojë nxënësit e shkollave të mesme për të arritur sukses akademik duke u ofruar atyre bursa. Fillimisht në SHBA, ‘Dollywood’ u rrit dhe u hap në Mbretërine e Bashkuar, Kanada dhe Australi. Sot, fondacioni është ende i fortë dhe po punon për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve dhe njerëzve të tjerë në nevojë.
Jane Fonda

Jane Fonda tani është 84 vjeç dhe ka një histori të gjatë aktivizimi. Për shumë dekada, ajo ka punuar për të mbështetur kauza të ndryshme, të tilla si të drejtat e grave dhe parandalimi i luftës. Kohët e fundit, aktorja është përfshirë në aktivizmin mjedisor dhe qëllimi i saj është të sigurojë një platformë për grupet e margjinalizuara si dhe të edukojë njerëzit për çështjet mjedisore, homofobinë, racizmin dhe seksizmin.
Constance Wu
Constance Wu beson në rëndësinë e të folurit për çdo lloj padrejtësie dhe e ka bërë atë prej vitesh. Ajo është e përfshirë në organizatën ‘Miry’s List’, e cila ndihmon për të mbështetur refugjatët dhe emigrantët e sapoardhur. Wu thotë se u përfshi në këtë fondacion sepse beson se njerëzit që emigrojnë janë në kërkim të paqes dhe sigurisë, diçka që të gjithë e meritojnë.
Eva Longoria
Rrugëtimi i motrës së madhe të Eva Longorias e frymëzoi aktoren të themelonte organizatën, ‘Eva’s Heroes’, e cila mbështet njerëzit me nevoja të veçanta intelektuale. Organizata thotë se misioni i saj është të “pasurojë jetën” e individëve si motra e madhe e Longorias, të cilën ajo “është e bekuar që e ka”. Organizata po bën një ndryshim të madh, pasi rreth 2000 njerëz janë të përfshirë në programin që ata ofrojnë!

