Këngëtarja Kylie Minogue ka festuar 50-vjetorin në një mënyrë të veçantë, duke pozuar nudo.

Ajo ka postuar në Instagram foton ku shihet e mbuluar vetëm me një kitarë me diamante.

“Kështu nis një dekadë e re. Jam shumë mirënjohëse për mundësitë që më ka dhënë jeta. 50… ecim përpara!”, shkroi Minogue në postimin e saj provokues.

Kylie ka me më shumë se 30 vite karrierë dhe rreth 90 milionë disqe të shitura në të gjithë botën.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
