6 Shtator, 2020

Këshilltarja e Berishës, Erla Mëhilli, në bar me Rudina Hajdarin dhe Andi Përmetin që janë kundër Bashës


Duket sikur jeta politike nuk ka filluar akoma si duhet. Njerëzit janë akoma nën efektin e pushimeve të gjata, politika gjithashtu. Por kjo nuk do të thotë që takimet informale kanë munguar.

Një nga këto është fiksuar nga aparati i paparazzit tonë. Pak ditë më parë, në një nga baret e kryeqytetit, janë takuar këshilltarja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, me deputetët e djathtë, Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti.

Siç dihet, të dy deputetët janë shprehur kundër politikës së ndjekur në PD nga kryetari i saj, Lulzim Basha.

Mirëpo, takimi me njeriun e Berishës shton dyshimet se cilin mbështet ishlideri historik i Partisë Demokratike këto kohë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al