Uji është një përbërës thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë. Ai luan një rol kyç në funksionimin e çdo qelize, indi dhe organi në trupin tonë. Por shpesh lind pyetja: sa ujë duhet të pimë çdo ditë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm?
Sipas Institutit të Mjekësisë në SHBA, rekomandimet ditore janë:
Rreth 3.7 litra në ditë për meshkujt
Rreth 2.7 litra në ditë për femrat
Këtu përfshihet jo vetëm uji i pijshëm, por edhe lëngjet e tjera dhe uji që përftohet nga ushqimi.
Shenjat e dehidratimit
Është e rëndësishme të dëgjojmë trupin tonë. Shenjat më të zakonshme që tregojnë se mund të jeni të dehidratuar janë:
Ethe apo ndjesi lodhjeje
Goja e thatë
Urina me ngjyrë të errët
Dhimbje koke
Marramendje ose ndjesi e të fikëtit
Si të sigurohemi që po pimë mjaftueshëm ujë?
Mbaj gjithmonë me vete një shishe uji
Pi ujë para, gjatë dhe pas aktivitetit fizik
Konsumo më shumë fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji (si shalqi, kastravec, domate)
© Panoramaplus.al

