7 Korrik, 2018

“Kërkojmë falje që u vonuam”, Vesa Luma dhe Big Basta publikojnë klipin e ri


Çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta kanë disa kohë që janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.

Por të dy janë mjaft aktivë në rrjete sociale, kryesisht Vesa që herë pas here publikon moment nga përditshmëria familjare. Por fansat e tyre duan të dinë se kur do t’i rikthehen muzikës.

Sot çifti i njohur ka dhënë përgjigjen për ndjekësi me anë të një “klipi” të shkurtër të xhiruar me celularin e tyre.

Ata kanë publikuar në rrjetin social “Instagram” një video ku reperi shihet teksa mban në shpinë bashkëshorten e tij dhe dëgjohet duke bërë tinguj ritmikë.

Ata shihen duke qeshur në videon gazmore dhe me këtë video kanë menduar të tregojnë për fansat se kanë ndërmend të rikthehen më projekte të reja muzikore.

Ja dhe videoklipi me i ri muzikor nga ne dy ..kerkojme falje qe u vonuam pak kete sezon ..por kishim ca probleme teknike ..? Falenderojme nenen natyre, oborrin e shpise, dhe qiellin e bukur te dimrit ? ..Pertej shakas..dua t’ju falenderoj te gjitheve qe shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem ?) ..Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter..❤️Ju perqafojme shume shume #missyou #newzealand #auckland #devonport @bigbastaofficial

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

“Ja dhe videoklipi më i ri muzikor nga ne të dy … Kërkojmë falje që u vonuam pak këtë sezon, por kishim ca probleme teknike . Falenderojmë nënën natyrë, oborrin e shtëpisë  dhe qiellin e bukur të dimrit… Përtej shakasë, dua t’ju falenderoj të gjithëve që shkruani dhe na pyesni kur do të kthehemi ( ne sapo erdhëm )… Jemi në një fazë shumë të bukur frymëzuese që vetëm kjo parajsë këtu di ta japë dhe po mbledhim shumë energji të mirë… Besoj që çdo artisti ju dashka një reflektim nga larg të paktën një herë dhe meqe me sa po shoh nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë sa i perket tregut muzikor, shumë shpejt do të kthehemi më bukur e më të realizuar se cdo herë tjetër… Ju përqafojmë shumë!” – shkruan këngëtarja në videon e postuar.

© Panoramaplus.al