9 Shkurt, 2018

Kërcimi i Despacito-s që “çmendi” Sanremon (VIDEO)


Festivali muzikor i Sanremos në Itali ka thyer rekord shikueshmërie në edicionin e saj të 68. Madje ka marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre ditëve, ku u komentua dhe pjesëmarrja e kantautorit shqiptar, Ermal Meta.

Por një prej performancave që la publikun pa fjalë ishte ajo e dy bashke prezantuesve Michelle Huzniker me Pierfrancesco Favinon, të cilët sollën hitin e verës “Despacito”, e kënduar nga Luis Fonsi.

Të dy dhuruan shfaqje për të gjithë, si dhe në një moment baleti, ku të dy performojnë një vallëzim me një normë të lartë erotike.

© Panoramaplus.al