Armina Mevlani festoi dje ditëlindjen. Ajo ka ndarë me fansat e saj foto e video nga super festa që kishte organizuar pikërisht për ditën e saj të veçantë.

Blogerja e njohur ka postuar në Instastory dhuratat e shumta që mori nga miqtë e të afërmit e saj.
Ndërkohë Armina ishte e veshur me një fustan të shkurtër të kuq, të fryrë te shpatullat dhe me flokët me onde. Në fotot e videot e publikuara në “Instagram”, bloggerja ndau me të gjithë momentin e fryrjes së qirinjve, dhuratat e shumta ku mbizotëronin lulet e shumëllojshme e më pas edhe një kërcim mjaft sensual bachata.

Ju do të mendoni se Shkëlzen Berisha ishte partneri i saj në kërcim, por e keni gabim pasi ishte një mik i Arminës.
Shkëlzeni ishte i pranishëm në festë dhe Armina publikoi në “Instastory” një foto krah tij, ku dukeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin dhe po e shijonin festën.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
