8 Mars, 2022

“Këpucët e kuqe”/Protestë kundër dhunës ndaj grave të dhunuara në sheshin “Skënderbej”


Data 08 Mars padyshim është një nga ditët më të bukura dhe me simbolikën më të veçantë për të gjitha nënat, gratë dhe motrat.

Thuajse të gjitha gratë në të gjithë botën ditën e sotme ndajnë mesazhe sensibilizuese për barazinë gjinore, karrierë, shkolliminin si dhe kundër dhunës.

Ditën e sotme, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është pozicionuar instalacioni “Këpucët e Kuqe” e artistes meksikane Elina.

Këpucët janë zgjedhur si një formë për të treguar mungesën e viktimave dhe ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur.

 

© Panoramaplus.al