14 Shkurt, 2018

“Këpucët e Hirushës”, Jon Gjebrea dhuratë speciale partneres për Shën Valentin (FOTO)


Sot është dita ku gjithë të dashuruarit festojnë, e sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe surpriza që Jon Gjebrea i ka bërë të fejuarës së tij, Merlin Haxhiymeri.

Merlini me anë të një postimi në “Instastorie” na ka treguar edhe dhuratat e shtrenjta të firmës “Manolo Blahnik” që i ka bërë Joni duke e shoqëruar postimin e saj me një mbishkrim: “Valentini im, të dua”.

Po ashtu edhe Joni në “Instagram”-in e tij ka postuar një foto ku shihet përkrah Merlinit me shkrimin: “Valentini im i përditshëm”.

Ky është Shën Valentini i parë zyrtar për çiftin pasi vetëm pak kohë më parë ata janë fejuar.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al