10 Gusht, 2023

Keni probleme me gurët në veshka? Ja ushqimet që favorizojnë formimin e tyre, mjekët: Simptomat janë serioze, si të vjella dhe gjak në urinë deri tek infeksionet


Nëse keni problem me gurët në veshka, atëherë duhet të kuptoni se ka disa ushqime që ndikojnë në krijimin e tyre.

young-female-doctor-examining-kidney-patient-with-ultrasound-scan-close-up-photo-lower-back-young-woman-getting-ultrasound-test-clinic-hand-doctor-holding-ultrasound-scanner

Sipas studimit ka një sërë ushqimesh që përmbajnë sheqerna të shtuara, për më tepër ëmbëlsirat e paketuara dhe pijet ku konsumimi i tyre dëmton shëndetin tonë.

Mjekët theksojnë se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqerna të shtuara, të tilla si biskota, ëmbëlsira dhe pije joalkoolike mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka.

Problemi me gurët në veshka i shkakton personit dhimbje të tmerrshme dhe si problematikë prej më shumë se 1 në 10 persona, duke shkaktuar simptoma serioze dhe shqetësuese si të vjella, ethe, të dridhura dhe gjak në urinë. Me kalimin e kohës, në fakt gurët në veshka mund të çojnë në infeksione, ënjtje dhe sëmundje të veshkave potencialisht kërcënuese për jetën.

Deri më tani, faktorët e rrezikut të lidhur me nefrolitiazën ishin plakja, obeziteti, diarreja kronike, dehidrimi, sëmundja inflamatore e zorrëve, diabeti.

“Ne sugjerojmë që kufizimi i marrjes së sheqernave të shtuara mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka”, shprehet Dr. Yin.

© Panoramaplus.al