3 Korrik, 2019

Keni probleme me “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp? Ja çfarë po ndodh me rrjetet sociale


Rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Whastapp” kanë dalë jashtë funksionit.

“DownDetector” ka shpjeguar se problemet me këto rrjete sociale kanë nisur rreth orës 14:49 dhe kanë prekur përdorues në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja shkruajnë se arsyeja e këtij bllokimi universal mbetet e paqartë. Sipas “Mirror”, 82% e atyre që kanë raportuar problemet me “Instagram”-in thanë se  gjithçka lidhej me “News Feed”, 11% me website-n, dhe 6% me log-in.

Ndërsa përdoruesit e “Facebook”-ut janë shprehur se nuk shfaqen fotot, madje ato të vjetrat shfaqen si kode dhe jo si imazh i qartë.

“A ka njeri tjetër probleme me publikimin e fotove në Facebook dhe Instagram apo në Whatsapp? Sa ditë e bukur! Kam 30 minuta që përpiqem të postoj një foto, por pa fat”, ka shkruar dikush duke u ankuar për problemin e rrjeteve sociale.

© Panoramaplus.al