7 Shkurt, 2018

Këngëtarja shqiptare zbulon se ka zili Kylie Jenner, ja arsyeja


Më 1 shkurt ylli i televizionit Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e quajti Stormi”. Jenner është në lidhje me Travis Scott.

Për nëntë muaj, 20-vjeçarja arriti që të mbante të fshehtë shtatzëninë. E mesa duket një gjë e tillë ka ngjallur edhe zili te shumë persona, duke përfshirë edhe këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri.

Nëpërmjet një postimi në “Instastorie”, këngëtarja tregon edhe arsyen se pse ka zili bukuroshen.

“Kylie ka miq të vërtetë. Asnjëri prej tyre nuk tha një fjalë përgjatë 9-muajve. Ky është lloji i miqve që dua rreth vetes’, shkruan ajo. 

© Panoramaplus.al