15 Shtator, 2018

Këngëtarja shqiptare tregon si e përjetoi humbjen e babait: Isha shumë e lidhur me të


Këngëtarja e njohur shqiptare dhe motra e Stines, Alida, ishte mbrëmë e ftuar në “Zonë e Lirë”. Ajo ka 20 vite që jeton në Gjermani me djalin e saj dhe familjen.

Përveç punës si këngëtare në fundjavë, ajo punon edhe si zv.menaxhere në një hotel.

Ndërkohë gjatë intervistës në “Zonë e lirë”, Alida foli për momentet e vështira që kaloi pas humbjes së babait të saj.

“Ishte një periudhë shumë e vështirë, unë e përjetova shumë keq sepse isha shumë e lidhur me të. Ai ishte personi i parë që u largua nga familja jonë”, rrëfeu Alida.

© Panoramaplus.al