Dua Lipa është artistja femër me më shumë nominime në çmimet “BRIT Awards”, duke thyer rekordin e të qenit artistja femër më e nominuar brenda një viti. Emri i artistes me origjinë shqiptare është lakuar kohët e fundi në mediat më të rëndësishme botërore.

5 çmimet në të cilat është nominuar këngëtarja janë: ‘’Artistja më e mirë femër’’, ‘’Videoja më e mirë britanike e vitit’’, ‘’Zbulimi britanik i vitit’’, ‘’Kënga më e mirë britanike’’ dhe ‘’Albumi i vitit’’. Tre ditë më parë, Dua Lipa publikoi videoklipin e saj të parë për 2018-tën këngën “IDGAF”. Videoja u prit mjaft mirë dhe aktualisht numëron 14 milion shikime në Youtube.
© Panoramaplus.al

