14 Gusht, 2018

Këngëtarja shqiptare, si një “sirenë” në Antalia (VIDEO)


Pas koncerteve të shumta në mbarë botën dhe projekteve të fundit muzikore, është koha që edhe të bëjë pak pushime këngëtarja e famshme Dua Lipa.

Këngëtarja me origjinë shqiptare koncertin e radhës e kishte në Antalia të Turqisë, aty ku vendosi që edhe të relaksohej paksa.

Së fundmi Lipa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku zhytet në pishinë.

clickbait

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, Dua ishte në Kosovë ku interpretoi në koncertin e organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, “Sunny Hill Festival”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al