Këngëtarja e famshme Rita Ora njihet për postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Aktualisht Rita ndodhet në Dubai për koncertin e radhës, nga ku nuk kanë munguar postimet e saj.
Në “Instastory”, 27-vjeçarja ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet e veshur me bikini e ku duket në super formë.

E veshur me bikini ylli i muzikës ka vendosur në pah format e saj trupore. Ndërkohë kujtojmë se Rita është duke u marrë edhe me përgatitjet e albumit të saj të parë, i cili do të dalë në treg më 23 nëntor të këtij viti.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
