Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizz-it shqiptar. Fjala është për Venera Lumanin dhe Lind Islamin, të cilët pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se do t’i jepnin fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Një ditë më parë Venera përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, i ka falënderuar të gjithë për urimet, ndërsa ka surprizuar duke lajmëruar se do të kishte dëshirë që të gjithë fansat e saj të ishin në martesën e tyre.

“Ju falem’nderoj pafund per urimet e sinqerta dhe kerkoj ndjese sepse e kam te pamundur per t’ju kthyer pergjigje te gjitheve. Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet te mendojme nje mundesi qe t’ju kemi te ftuar te gjiiiitheve ne dasem. P.S Ndiqni dashurine,jo luksin.Kur ke dashurine i ke dhene pergjigje cdo situate”, ka shkruar Venera.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
