Përpos postimeve të shumta në rrjetin social “Instagram” për pjesëmarrjen në “Grammys”, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit edhe tmerrin që përjetoi një ditë më parë.

Bebe Rexha ka treguar se për pak nuk e ka shtypur një taksi në aeroport. Fatmirësisht ajo ka arritur që të reagojë në momentin e duhur.
“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, shkruan këngëtarja në “Instastory”-n e saj.




© Panoramaplus.al

