31 Maj, 2018

Këngëtarja shqiptare renditet si një nga vajzat më me influencë në botë


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është renditur nga revista prestigjioze britanike, “Vouge”, si një nga vajzat më me influencë dhe të suksesshme në mbarë botën. Edhe pse vetëm 22 vjeç, sipas “Vouge”, Lipa është një nga femrat më me rëndësi në botë.

Ndër të tjerash “Vouge”shkruan për këngëtaren shqiptare se:

“Në 12 muajt e fundit, 22-vjeçarja Dua Lipa, nga një këngëtare pak e njohur është shndërruar në një yll ndërkombëtar. Dua ka bërë histori në ceremoninë Brits, duke u bërë artistja e parë që merr pesë nominime.”

Kënga e saj “New Rules” u shndërrua në një himn për frymëzimin e grave në mbarë botën dhe deri më tani numëron më shumë se një miliardë klikime në kanalin muzikor “Youtube”.

Edhe vetë këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë publik artikullin e revistës prestigjioze në rrjetin e saj social “Instagram”, duke falenderuar kështu “Vouge” që e ka renditur në këtë listë kaq të rëndësishme.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al