4 Prill, 2018

Këngëtarja shqiptare prej kohësh e martuar, por e ka mbajtur të fshehur


Kur po konkurronte në festivalin “Kënga Magjike”, Blerina Braka zbuloi lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël. Ndërsa në skenë këngëtarja u shfaq me një fustan stil zhupon që i mbulonte barkun e fryrë.

 

Por sigurisht që më vonë Blerina nuk ngurroi aspak që të tregonte barkun. Në videoklipin që publikoi me titull “Le të tundet vendi”, këngëtarja shfaqej e veshur me një bluzë që i ekspozonte barkun e rrumbullakosur.

 

Ndërsa së fundmi këngëtarja ka dhënë një tjetër lajm të bukur duke postuar një foto ku shihen duart e saj dhe partnerit me unazat e martesës duke treguar kështu se është zyrtarisht e martuar.

“Dashuri”, shkruan Blerina ndërsa një mikesha e saj ka zbuluar se ajo ka 1 vit e martuar. “Po ti ke nje vit moj qe je martuar pse tani do tjua tregosh fansave ti e poshter”, i komenton ajo.

 

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al