Këngëtarja e njohur Blerina Braka është në pritje të fëmijës së saj të parë. Pak ditë më parë ajo publikoi një foto ku tregonte dorën e saj dhe të bashkëshortit me unazat e martesës.

Ndërsa ditën e sotme, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar i ka surprizuar fansat e saj me fotot e postuara në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka publikuar foto nga festa e “baby-shower”-it së djalit të saj.

Blerina duket shumë e ëmbël mes lulesh dhe ngjyrës blu. E qeshur, e lumtur dhe rrezëllistëse, ajo ka shijuar ditën e lumtur krahë miqve dhe njerëzve të dashur.

Në fotot e postuara në profilin e saj këngëtarja ka shkruar: “Mezi pres të të takojë, biri im”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
