3 Gusht, 2018

Këngëtarja shqiptare përzgjidhet për klipin e ri të Drake (VIDEO)


E keni provuar sfidën e kërcimit nën ritmet e këngës “In my feelings” të reperit Drake? Video të shumta të “Kiki do you love me” poshtuan rrjetin së fundmi, ku disa ishin edhe të rrezikshme.

E pjesë e kësaj sfide është bërë edhe këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa, e cila është përzgjedhur nga reperi i njohur për të qenë pjesë e klipit të ri të këngës.

KIKI DO YUH LUH ME?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Në klipin e publikuar një ditë më parë, në fund të tij shfaqen disa nga performancat më të mira të artistëve dhe njerëzve të panjohur që kërcejnë nën ritmet e “In my feelings”.

Mes Will Smith, Shay Mitchell, Ciara e të tjerë, është edhe Dua Lipa e cila na duhet të themi se kërcen shumë bukur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al