27 Mars, 2018

Këngëtarja shqiptare përfundon në spital, ja gjendja e saj


Këngëtarja Morena Taraku duket se po kalon një moment të vështirë në jetën e saj.

Mbrëmjen e djeshme ish-Miss Kosova ka përfunduar në spital dhe një gjë të tillë ajo e ka bërë vetë të ditur për ndjekësit në rrjetet sociale.

Morena ka postuar një “Instastorie” ku shihet e shtrirë në shtratin e një spitali, teksa në njërin krah merr serum.

Këngëtarja kaq ka treguar, duke preferuar të mos zbulojë detaje të tjera në lidhje me atë që i ka ndodhur.

 PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al