4 Prill, 2018

Këngëtarja shqiptare nuk e ka problem të tregojë se e mbështet Era Istrefin


Era Istrefi publikoi pak ditë më parë këngën e re “Origami”, e cila risolli Erën e vjetër që gëzon simpatinë e të gjithëve.

Sigurisht që kënga rezultoi të ishte e suksesshme që në ditët e para të lançimit, por nuk ishin të shumtë artistët që e mbështetën këngëtaren shqiptare.

Pas Noizy-t edhe Dafina Zeqiri tregoi se nuk e ka aspak problem të mbështesë kolegen e saj e cila tashmë gëzon një sukses ndërkombëtar.

Ajo e ka publikuar këngën e Erës në “Instastorie” duke e shoqëruar me emoji me zjarr.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al