28 Maj, 2018

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e rëndësishëm: Do të jem pjesë e një filmi turk (Foto)


Këngëtarja simpatike nga Kosova, Morena Tabaku sapo ka përfunduar regjistrimet e klipit të ri muzikor në Turqi, kënga titullohet “Femrat” dhe do të bëhet publik për të gjithë më 30 maj. Dalja e klipit është njoftuar nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

Por Morena ka ndarë një tjetër lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj në “Instagram”, përveçse si këngëtare, së shpejti bukuroshen kosovare do ta shohim edhe si aktore. Vetë Morena ka treguar se do të jetë pjesë e një filmi turk.

“Njerëzit e mi të dashur në të gjithë botën. Jam e lumtur t’ju njoftoj se do të jem pjesë e një filmi turk”, shkruan këngëtarja në njoftimin që ka bërë në “Instastory”.

Edhe pse ende nuk dihet filmi në të cilin do të marrë pjesë apo roli që do të ketë Morena në këtë film, presim me kureshtje ta shohim bukuroshen duke aktruar mes yjeve të ekranit turk.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al